U bastisën 19 pika, ku u arrestuan 16 persona në lidhje me shitblerjen e lëndëve narkotike në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut për një ditë në Shkup ka realizuar aksion policor duke arrestuar 16 persona, ndaj të cilëve do të ketë kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

“Bastisje në shtëpi dhe në hapësira tjera në 19 lokacione gjatë së cilës janë arrestuar 16 persona për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra penale të kryera ”prodhim dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, kurse pesë prej tyre janë arrestuar edhe në lidhje me njohuri për vepra tjera penale të kryera”, raportoi Policia.

Bastisjet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë dhe më urdhër të Gjykatës nga punonjësit e SPB Shkup.

“Gjatë bastisjeve është gjetur edhe një shumë e të hollave të cilat rrjedhin nga shitja e drogës, të dhëna për personat te të cilët është shitur droga”, raportoi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button