Finlanda anëtarësohet të martën në NATO

Finlanda do të bëhet të martën anëtarja e 31-të e NATO-s, ka bërë të ditur aleanca veri-atlantike, raporton REL. Aplikimi për anëtarësim është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.

Finlanda ndan një kufi të gjatë, mbi 1.000 kilometra, me Rusinë.

Turqia e pati vonuar ratifikimin e kërkesës së Finlandës për anëtarësim, duke thënë se ky shtet është duke mbështetur “terroristët”.

Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo edhe atë shtet Turqia është duke e bllokuar për arsye të njëjta.

Çdo zgjerim i vendeve të NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.

“Ne, në selinë e NATO-s, do ta ngremë lart flamurin finlandez për të herë të parë. Do të jetë ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike, dhe për NATO-n si tërësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Brukseli.

“Si rezultat, edhe Suedia do të jetë më e sigurt”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button