Millantoviq theksoi se do e fus Malin e Zi në BE për pesë vite, Perëndimi di pak për të

Jakov Millatoviq ka premtuar se do ta fus Malin e Zi në Bashkimin Evropian për pesë vite, pasi dje fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe i dha fund sundimit tre dekadash të Milo Gjukanoviqit, transmeton Portalb.mk nga SDK.

“Kjo është një natë të cilën e kemi pritur për më shumë se 30 vjet”, tha 36-vjeçari Millatoviq në selinë zgjedhore të lëvizjes “Evropa tani”.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve do të shpallen në fund të kësaj jave, por dy organizata të njohura monitoruese kanë dalë me vlerësime se Millatoviq ka fituar rreth 60% të votave, prandaj Gjukanoviq pranoi humbjen mbrëmë dhe përgëzoi kundërshtarin e tij.

Gjukanoviç ishte kryeministri më i ri në Evropë kur erdhi në pushtet në moshën 29-vjeçare në vitin 1991, në fillim të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ndërkohë, ai ishte vazhdimisht ose kryeministër ose president, fillimisht si aleat i Sllobodan Millosheviçit, dhe më pas ai përqafoi një agjendë pro-perëndimore. Nën udhëheqjen e tij, Mali i Zi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006, u bë anëtare e NATO-s dhe filloi negociatat për anëtarësim në BE. Por karriera e tij politike është shënuar edhe nga akuzat për lidhje me krimin e organizuar, megjithëse asnjëra aferë nuk është zgjidhur.

Mediat gjermane shkruajnë sot se Perëndimi di pak për Millatoviqin, por thonë se ai ka mbështetjen e kampit serb.

“Millatoviq është i afërt me Kishën Ortodokse Serbe, të kontrolluar nga Beogradi. Ai u përfshi vonë në politikë dhe pak dihet për të në Perëndim”, shkruan agjencia DPA.

Millatoviq, me profesion ekonomist, ishte anëtar i stafit jopartiak kur u bë ministër i Ekonomisë në qeverinë e Zdravko Krivokapiç i cili mundi partinë e Gjukanoviçit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Pas rënies së këtij koalicioni pranverën e kaluar, Millatoviç formoi “Evropa Tani” dhe u bë kandidat rezervë për president të Malit të Zi pasi u bë e ditur se i zgjedhuri i parë Milojko Spajiq kishte pasaportë serbe.

“Millatoviq ka thënë se do ta sjellë Malin e Zi në BE, por pak dihet për qëllimet e tij gjeopolitike.

“Forcat properëndimore janë të shqetësuara se Mali i Zi nën Millatoviq mund të bjerë nën ndikimin e fortë të Serbisë dhe indirekt të Kremlinit”, shkruan gazeta austriake “Standart”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button