Policia i ka gjetur dy vajzat e zhdukura nga Shkupi
Dy vajzat e zhdukura, 12-vjeçarja Anisa dhe 15-vjeçarja Melisa, pasdite janë gjetur në park në Çair, tek një objekt shitës, gjegjësisht në rajonin e stacionit policor “Bit Pazar”. Informatën e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.
“Sot në ora 13:30 në rr.”Xhon Kenedi”, tek një objekt shitës në park, nga ana e nëpunësve policorë nga Njësiti Qendër dhe Bit Pazar, pas gjurmimit janë gjetur minorenten M.K.(15) dhe A.A.(12)”, thonë nga MPB.
Për dy vajzat gjurmohej nga e enjtja kur në stacion policor është denoncuar se janë larguar në drejtim të panjohur.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, dy minorentet do t’ua dorëzojnë prindërve të tyre.