Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as uebsajt

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se qëndrimin për mosmbështetje të “Ballkanit të Hapur” nuk e ka ndryshuar.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as uebsajt nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi. Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, theksoi Kurti.

Përndryshe, “Ballkani i Hapur” është një nismë rajonale që synon të përmirësojë lirinë e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Ajo u themelua në vitin 2019 nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama dhe Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me emrin Mini Shengen. Në vitin 2021, nisma mori emrin “Ballkani i Hapur” Kosova ka refuzuar që nga fillimi të bëhet pjesë e saj duke theksuar se ekziston nisma “Procesi i Berlinit” dhe se me “Ballkanin e Hapur” fuqizohet Serbia. Përveç Kosovës, edhe Mali i Zi dhe Bosnja nuk janë pjesë e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button