Vendet e “Ballkanit të Hapur” do të sigurojnë ushqim dhe energji elektrike për qytetarët para fillimit të krizës në dimër 

Sot në Tiranë vijon puna e grupeve ndërqeveritare dhe e odave ekonomike të vendeve anëtare të Open Balkan me fokus menaxhimin dhe reagimin e shpejtë në rast fatkeqësish dhe aksidentesh, në rast të mungesës së ushqimit dhe në rast të një krize energjitike, transmeton Portalb.mk.

“Në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, lidhja rajonale me qëllim të stabilitetit më të madh energjetik është fokusi më i madh i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe ne ndajmë të njëjtin synim me partnerët dhe miqtë tanë nga rajoni. Prioriteti ynë i përbashkët është lidhja rajonale energjetike, rritja e kapaciteteve energjetike si dhe furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji që është në dispozicion të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Të tre vendet ranë dakord se sigurimi i ushqimit në kushtet e një krize botërore paraqet sfidë dhe prioritet, prandaj Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po krijojnë mekanizma për të ndihmuar njëra-tjetrën.

Gjithashtu, në organizim të Ministres së Bujqësisë së Shqipërisë, Frida Krifca, do të mbahet sot në Tiranë një takim i përfaqësuesve të të tre vendeve me blerësit dhe shpërndarësit shqiptarë për të shqyrtuar mundësitë e reja për importin dhe eksportin e sheqerit, vajit, miellit dhe kripës në rajon, në kushte të favorshme për ekonominë maqedonase, serbe dhe shqiptare.

Ndryshe në panelin e djeshëm, në të cilin morën pjesë ministrat resorë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, diskutuan situatën aktuale në sektorin e energjisë në të tre vendet, si dhe mundësitë për të kontribuar në stabilitet më të madh energjetik në rajon përmes bashkëpunimit më të ngushtë dhe përfitimit të çdo vendi.

Në fillim të këtij muaji Kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbajti takim online me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe njësoj, temat e diskutimit ishin intensifikimi i bashkëpunimit për tejkalimin e përbashkët të vështirësive në furnizimin me ushqim dhe energji, si dhe për të përballuar bashkërisht zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë.

Ndryshe, në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button