Paga mesatare 900 Euro, brenda 2 viteve në Shqipëri, premtoi Edi Rama

Qeveria ka vendosur të rrisë sërish pagat për administratën publike me synimin që brenda dy viteve, paga mesatare në administratë të arrijë në nivelin e 900 Eurove. Ky vendim që është pjesë e një plani ambicioz për pagat, u bë publik nga vetë Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë, raporton Klan.

Edi Rama: Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh.

Kryeministri shpjegoi se vendimi do të merret me dy faza dhe synohet që Shqipëria t’i ketë pagat në nivelin e lartë të rajonit.

Edi Rama: Do të kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë të shkallëzuar.

Lajmi tjetër që dha kryeministri Edi Rama ishte dhënia e shpërblimit prej 5 mijë Lekësh për pensionistët nga të ardhurat e realizuara nga taksat nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Pyetjes nëse ky vendim për pensonistët bie në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi jemi në prag të zgjedhjeve lokale, Rama u tha se asgjë nuk mund ta pengojë qeverinë nga ato çfarë kanë caktuar partitë.

Edi Rama: S’mund të ju themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që merret tani në fund të Marsit “ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do të prisni 4 muaj se kështu kanë vendosur partitë nga ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë. Ne i respektojmë ato kinezëri që i kemi bërë vetë, por kjo nuk mund të i shkojë në mend asnjë njeriu se mund të na pengojnë ne që të shpërblejmë pensionistët në kushtet kur për pensionistët jo 5 mijë Lekë të reja, por edhe 1 mijë Lekë, janë të rëndësishme.

Më pas gjatë një takimi me përfaqësues me një subjekti ndërtues, Rama tha se qeveria nuk do të japë leje ndërtimi apo të drejtën për të investuar në punë publike nëse nuk i deklarojnë të plota pagat e punonjësve.

Edi Rama: Ne nuk do të pranojmë më kompani ndërtimi që të vijnë të kërkojnë para taksapaguesve, për të ndërtuar çerdhe, kopshte apo çfarëdo tjetër nëse ato sjellin paga të tilla.”

Në konferencën për shtyp, i pyetur pse nuk është dekretuar ende Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, kryeministri dhe këtë përgjigje:

“Nga unë mësohuni të dëgjoni “pagat, pagat, ekonomia, ekonomia, mirëqenia e njerëzve, transformimi i përgjithshëm dhe modernizmi i vendit tonë. Kurse këto, pastaj, thashethemet e katundit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë prej shumë vitesh. Unë nuk kam as dëshirë dhe as energji e mbi të gjitha as kohë për t’u marrë me këto.”

Të njëjtën përgjigje dha edhe për çështjen e hetimit të nisur nga SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Kjo është pjesë e këtyre thashethemeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button