Shpallje: Qeveria kërkon ambasador të rij, drejtor dhe sekretar

Qeveria publikoi shpallje për angazhimin e 379 personave për pozicione drejtuese në administratën shtetërore dhe për anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse.

Shpallja ka të bëjë me 159 pozicione drejtuese në administratën shtetërore midis të cilave pesë vende ambasadorësh, tetë ateshea ushtarakë, 15 pozicione të sekretarëve shtetërorë në ministri, mbi 20 vende drejtorie në organe qendrore dhe shtetërore si dhe dymbëdhjetë pozicione të drejtorëve në institucioneve shkencore. Përkundër kësaj është publikuar edhe shpallje për mbi
220 anëtarë të këshilleve administrative dhe mbikëqyrëse në agjencitë shtetërore, ndërmarrje publike, klinika etj.

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev sot në pres konferencë informoi se shpallja është tashmë publike në gazetat ditore dhe do të zgjatë deri më 30 qershor.

Ai theksoi se gjatë përzgjedhjes nuk do të ketë asnjë lloj protekcionizmi dhe se kandidatët do të kenë mundësi të barabarta.

“Të gjithë që do të tentojnë që të kryejnë ndikim që do të sjellë ndonjë protekcionizëm, nuk do të tolerohen dhe do të konsiderohen si karakteristikë negative. Qëllimi ynë ësht që të angazhohen persona mbi bazë të dijeve të tyre dhe përvojave profesionale”, theksoi Gjorgjiev.

Shpallja ka të bëjë me pozicione që tashmë janë të zbrazëta dhe për vende ku mandati i personave aktualë drejtues mbaron gjatë këtij viti ose në dy vitet e ardhshme.

Informacion më detajor për aplikimin e shpalljes mund të gjendet në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë – http://www.vlada.mk/konkursi/.

Lajme të ngjashme

Back to top button