RMV, zvogëlohet numri i doktorëve të shkencave në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (EShS), në vitin 2022 titullin doktorë shkence kanë fituar 197 persona, që paraqet zvogëlim për 2 % krahasuar me vitin 2021, transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i personave doktoruan në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale me 30.1%, pastaj biznes, administrim dhe drejtësi me 17.8 %, vijojnë shkencat sociale, gazetari dhe informacion  me 10.2 %, artet dhe shkencat humane me 9.1 %, ndërsa pjesa tjetër e zonave kanë një përqindje më të ulët përfaqësimi.

Numri i vajzave të cilët mbrojtën disertacionin e doktoraturës gjatë vitit 2022 është 99 kandidatë, që paraqet 50.3% nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan gjatë vitit 2022.

Nga numri i përgjithshëm i personave që doktoruan, përqindjen më të lartë, 25.9 %, profesionin e tyre e kryejnë në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button