Debat për të rinjtë: “Ana e errët e mediave sociale” me 5 Prill në “Dhomën Publike”

Të mërkurën e ardhshme, më 5 prill, në “Dhomën Publike” në Shkup, do të mbahet debati për të rinjtë “Ana e errët e mediave  sociale – bashkëjetesa me të mirën dhe të keqen”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Tema kryesore e debatit do të jenë mediat sociale, me fokus në “anën e errët” të tyre dhe efektet negative që kanë te përdoruesit e internetit, izolimi social, dhuna kibernetike, dëmtimi i shëndetit mendor apo testimi i tendencave të dëmshme.

Folës në këtë event do të jenë krijuesja dhe aktivistja e njohur e përmbajtjes nga Mali i Zi, Andriana Veshoviq – Zombijana, psikologia Bojana Stojmenoviq, themeluese e qendrës këshilluese “Psikologu im” dhe komunikologu dhe specialisti i mediave sociale Bojan Kordalov.

Folësit, si njohës të gjendjes së mediave sociale, do të flasin edhe për avantazhet e krijimit dhe monitorimit të përmbajtjeve në internet, por do të japin edhe pikëpamjet e tyre për rreziqet e pranishme në mediat sociale. Panelistët do të përpiqen t’i përgjigjen edhe pyetjes kryesore – ku ta vendosim kufirin dhe si mund të bashkëjetojmë me avantazhet dhe sfidat e këtyre platformave?

Ngjarja është e hapur për publikun dhe do të fillojë në orën 18:00. Të gjithë të rinjtë e interesuar për të marrë pjesë në debat duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit. Diskutimi do të transmetohet drejtpërdrejt online në faqen e Facebookut të Fondacionit Metamorfosis.

Ky debat do të mbyllë konferencën ndërkombëtare “Transformimi digjital i qytetarëve”, organizuar në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në agjendën digjitale – ICEDA”, zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetj financiare të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button