Tensioni i lartë i gjakut te meshkujt dhe impotenca
Nga çfarë frikësohen meshkujt dhe çfarë i bën ata të shmangin marrëdhëniet seksuale me partneret e tyre. Pothuajse çdo mashkull në një moment të jetës së tij e ka pyetur veten nëse seksi është një mënyrë e mirë për të mbajtur kondicionin apo është shumë i rëndë për zemrën, shumë i rrezikshëm për shkak të presionit të lartë të gjakut. Këto pyetje mund të tingëllojnë si shaka mashkullore, por në fakt janë mjaft të rëndësishme dhe tani ka përgjigje të qëndrueshme shkencore, shkruan Panacea.
Për të vlerësuar efektet e aktivitetit seksual në sistemin kardiovaskular, studiuesit ndoqën disa vullnetarët gjatë ushtrimeve në një stazë vrapi dhe gjatë kohës së aktivitetit seksual privat nëpër shtëpi. Përveç 13 grave, vullnetarët përfshinin edhe 19 burra, me një moshë mesatare 55 vjeç. Rreth tre të katërtat e burrave ishin të martuar dhe gati 70 për qind e tyre kishin një formë të sëmundjes kardiovaskulare, ndërsa 53 për qind merrnin beta-bllokues. Pavarësisht historisë së tyre të shëndetit të zemrës, burrat raportuan se ushtroheshin rreth katër herë në javë dhe kishin aktivitet seksual mesatarisht rreth gjashtë herë në muaj…
Studiuesit monitoruan rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut gjatë testeve standarde të stërvitjes në stazën e vrapit dhe gjatë aktivitetit “të zakonshëm” seksual me një partner të njohur në shtëpi të tyren. Të gjitha aktet seksuale përfunduan me marrëdhënie dhe orgazëm mashkullore. Staza e vrapit u tregua shumë më e ashpër! Në një shkallë të intensitetit nga 1 në 5, me një maksimum prej 5, burrat vlerësuan ushtrimet në stazë me 4.6 dhe seksin me 2.7. Seksi ishte edhe më pak i mundimshëm për gratë për sa i përket rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe sforcimit.
Disa meshkuj shpenzojnë më shumë energji duke menduar dhe folur për seksin.
Por megjithatë, disa meshkuj duket se shpenzojnë më shumë energji duke menduar dhe folur për seksin sesa ta bëjnë atë në të vërtetë. Shkak është kryesisht frika që vjen me kalimin e viteve dhe e cila intensifikohet nëse ka edhe probleme kardiovaskulare. Gjatë marrëdhënieve seksuale, rrahjet e zemrës së një mashkulli rrallë i kalonin 130 rrahje në minutë dhe presioni i gjakut sistolik pothuajse gjithmonë qëndronte nën 170.
Në përgjithësi, aktiviteti mesatar seksual u vlerësua si i butë deri në mesatar kur bëhej fjalë për intensitetin e ushtrimeve. Për sa i përket konsumit të oksigjenit, është pothuajse njësoj si të kositësh bari me një kositës ose të luash ping pong të lehtë. Seksi djeg rreth 5 kalori në minutë, që është katër herë më shumë se sa një mashkull djeg për të parë televizor, por kjo është pothuajse e njëjtë si të ecësh në një teren golfi për të luajtur golf. Nëse një mashkull mund të ngjitet pa vështirësi në katin e parë dhe të dytë, ai duhet të jetë në gjendje të bëjë seks, thonë studiuesit amerikanë.
A mund të shkaktojë seksi sulm në zemër dhe aritmi?
Ndërsa jeni duke kositur barin, kjo mund të rrisë konsumin tuaj të oksigjenit, por ndoshta nuk do të fillojë asgjë tjetër. Por stresi mund të “pompojë” adrenalinë shtesë. Shqetësimi mendor dhe ushtrimet fizike së bashku – rrisin nivelet e adrenalinës dhe mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe aritmi ose anomali të tjera të ritmit të zemrës. Por a mund të bëjë të njëjtën gjë seksi? Në teori – mundet. Por në praktikë është vërtet e rrallë, të paktën gjatë seksit konvencional me një partner të njohur.
Hulumtimet tregojnë se, më pak se një në 100 sulme në zemër janë të lidhura me aktivitetin seksual, dhe për aritmitë fatale shkalla është vetëm një në 200. Me fjalë të tjera, për një person të shëndetshëm pesëdhjetë vjeçar, rreziku i një ataku në zemër gjatë ushtrimeve është rreth 1:1000.000. Seksi dyfishon rrezikun, por gjithsesi është vetëm 2:1,000,000. Për meshkujt me sëmundje të zemrës rreziku është 10 herë më i lartë – por edhe për ta mundësia për të pasur një atak në zemër gjatë seksit është vetëm 20 në një milion.
Barna për disfunksionimin erektil dhe presionin e lartë të gjakut.
Meshkujt që kanë probleme me disfunksionin erektil dhe dëshirojnë të marrin ilaçe, fillimisht duhet të konsultohen me mjekun e tyre. Medikamentet për disfunksionimin erektil përfshijnë sildenafil (Viagra), vardenafil (Levitra, Stakin) dhe tadalafil (Cialis). Këto pilula në mënyrë të përgjithshme konsiderohen të sigurta për burrat me presion të lartë të gjakut, të cilët përndryshe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ilaçet për mosfunksionimin erektil nuk rekomandohen për burrat me sëmundje të rënda kardiovaskulare ose burra me presion të lartë të gjakut që kanë vështirësi në urinim ose kanë probleme të tjera të traktit urinar. Asnjëherë mos merrni ilaçe për mosfunksionimin erektil me nitrate që përdoren për të trajtuar dhimbjen e gjoksit. Kjo mund të shkaktojë një rënie të rrezikshme të presionit të gjakut.
A janë pilulat për disfunksionimin erektil një mënyrë e sigurt për të bërë seks?
Deri në një periudhë shumë të shkurtër , natyra ofronte “mbrojtje” të paqëllimshme për burrat me sëmundje të zemrës. Shumë faktorë që shkaktojnë sëmundje të zemrës, si duhanpirja, diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe nivelet jonormale të kolesterolit, gjithashtu shkaktojnë disfunksion erektil. Një lidhje e zakonshme është ateroskleroza, e cila mund të dëmtojë arteriet në penis si dhe zemrën. Sildenafil (Viagra), vardenafil (Levitra), tadalafil (Cialis) dhe avanafil (Stendra) e ndryshuan atë. Rreth 70 për qind e meshkujve me disfunksionim erektil reagojnë mjaft mirë ndaj pilulave që të njëjtat mundësojnë atyre të bëjnë seks cilësor. Seksi mund të jetë i sigurt për shumicën e meshkujve me sëmundje të zemrës, por a janë pilulat për mosfunksionim erektil një mënyrë e sigurt për të bërë seks?
Për meshkujt me sëmundje të qëndrueshme të arterieve koronare dhe hipertension të mirë kontrolluar, përgjigja është po – me një kualifikim shumë, shumë të rëndësishëm: meshkujt që marrin medikamente nitrate në çfarëdo forme nuk mund të përdorin pilula për mosfunksionimin erektil.Ky kufizim përfshin të gjitha përgatitjet e nitroglicerinës, duke përfshirë nitratet me veprim të gjatë; sprej me nitroglicerinë. Për fat të mirë, ka trajtime të tjera të disfunksionimit erektil që janë të sigurta për burrat me sëmundje të zemrës, edhe nëse përdorin nitrate.
Vetë presioni i gjakut ndikon në cilësinë e seksit
Presioni i lartë i gjakut mund të ndikojë në kënaqësinë e përgjithshme të seksit. Është vërtetuar lidhja mes tensionit të lartë dhe problemeve seksuale tek meshkujt, por ende nuk është vërtetuar se presioni i lartë i gjakut është fajtori i cilësisë së dyshimtë të jetës seksuale tek femrat.
Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut dëmton mukozën e enëve të gjakut dhe çon në forcimin dhe ngushtimin e arterieve (aterosklerozë), duke kufizuar rrjedhën e gjakut. Kjo do të thotë që më pak gjak derdhet në penis. Për disa meshkuj, rrjedhja e reduktuar e gjakut e bën të vështirë arritjen dhe mbajtjen e ereksionit, i cili është një problem i zakonshëm tek meshkujt e moshuar. Edhe një episod i disfunksionimit erektil mund të shkaktojë ankth. Frika nga përsëritja mund t’i shtyjë meshkujt të shmangin seksin, gjë që mund të ndikojë në marrëdhënien e tyre me partnerët e tyre seksualë dhe të çojë në depresion. Presioni i lartë i gjakut gjithashtu mund të ndërpresë ejakulimin dhe të zvogëlojë dëshirën seksuale.
Efekti i presionit të lartë të gjakut në problemet seksuale tek gratë nuk është plotësisht i qartë, por mundet që presioni i lartë i gjakut të ndikojë në jetën seksuale të grave. Presioni i lartë i gjakut mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në vaginë, gjë që mund të zvogëlojë relaksimin e muskujve të lëmuar. Tek disa gra, kjo mund të shkaktojë ulje të dëshirës seksuale ose eksitim, vështirësi në arritjen e orgazmës dhe tharje vaginale. Ashtu si burrat, gratë mund të përjetojnë ankth dhe probleme në marrëdhënie për shkak të disfunksionimit seksual.
Disa ilaçe për presionin e lartë të gjakut mund të ndikojnë në dëshirën seksuale ose funksionin seksual. Tabletat e ujit (diuretikët) mund të zvogëlojnë rrjedhjen e fortë të gjakut në penis, duke e bërë më të vështirë arritjen e ereksionit. Ato gjithashtu mund të çojnë në një humbje të zinkut, i cili është i nevojshëm për prodhimin e testosteronit të hormonit seksual. Beta-bllokuesit e gjeneratës së vjetër si propranololi zakonisht shoqërohen me disfunksionim seksual. Marrja e medikamenteve saktësisht siç përshkruhet mund të zvogëlojë rrezikun e efekteve anësore, duke përfshirë problemet seksuale. Kalimi në një lloj më të ri të bllokuesit beta përmirëson gjendjen si te burrat ashtu edhe te gratë.
Në përgjithësi, të jetosh me presion të lartë të gjakut nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta seksuale. Një bisedë e hapur dhe e sinqertë me mjekun tuaj mund t’ju ndihmojë të menaxhoni më mirë trajtimin dhe të tejkaloni çdo problem.