Ministria e bujqësisë do të hapë nëntë njësi rajonale në komunat rurale

Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat (MBPE) do të hapë nëntë njësi rajonale në komunat rurale, njoftoi sot zëvendësministri i këtij dikasteri, Zoran Konjanovski.

Konjanovski ishte i pranishëm në hapjen e zyrës së tillë të parë, në Novo Sellë të Strumicës, me të cilën, siç tha ai, fillon të realizohet projekti qeveritar i premtuar para gjashtë muajve.

“Pas analizave të bëra, konstatuam se bujqit nga Novo Sella çdo ditë udhëtojnë dy herë nga 60-70 kilometra deri te njësitë rajonale në Strumicë që të kryejnë disa aktivitete ose obligime ligjore. Në Strumicë janë evidentuar mbi 12.000 bujq, prej të cilëve numri më i madh janë në komunat rurale Novo Sellë, Bosillovë, dhe Vasilevë. Në afat sa më të shkurtër, zyra të këtilla do të hapim edhe në këto qendra komunale, si edhe në 6 komuna të tjera në shtet”, theksoi Konjanovski.

Kryetari i komunës së Novo Sellës, Bllazho Vellkov theksoi se me hapjen e njësive rajonale në Novo Sellë, vetëqeverisja lokale tregoi gatishmëri për realizimin e premtimeve të dhëna dhe për formimin e bashkëpunimit më të afërt me autoritetet qendrore.

“Me hapjen e zyrës, bujqit tanë do të kursejnë edhe kohë edhe para, ndërsa shërbimet administrative do t’ju mundësohen në tërësi”, theksoi Vellkov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button