Javën e ardhshme ulet çmimi i miellit, paralajmëroi Bekteshi
Javën e ardhshme do të ulet çmimi i miellit. Kështu ka bërë të ditur mbrëmë në rrjetin Facebook ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk.
“Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë! Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore”, shkroi Bekteshi.
Kujtojmë që me 21 mars Qeveria vendosi për ngrirjen e çmimit të orizit dhe vezës së pulës. Çmimet e ngrira do të jenë si çmimet e 15 marsit, ndërsa vendimi do të vlejë deri më 30 prill. Prej më 16 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Ndërsa më 28 shkurt Qeveria miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.
- LEXO: RMV, në prag të Bajramit dhe Pashkëve, Qeveria ngriu çmimet e vezëve dhe orizit
- LEXO: Bekteshi paralajmëroi ulje të reja çmimesh edhe në prill: Kjo krizë nuk do të jetë mbi kurrizin e qytetarëve
- LEXO: RMV, prej sot çmime më të lira të pastave dhe prodhimeve të qumështit, inspektorët paralajmërojnë kontrolle
- LEXO: RMV, qeveria ngriu çmimet: qumështi dhe produktet e qumështit do të lirohen për 10 përqind, ndërsa makaronat me 15 përqind
- LEXO: RMV, tregtarët u dënuan me gjithsej 15 mijë euro pasi nuk kishin ulur çmimin e bukës