RMV, gratë durojnë dhimbje të forta duke menduar se kanë menstruacione pa e ditur se kanë endometriozë

Ka ende një hendek të madh diagnostikues prej mesatarisht 8 deri në 12 vjet ndërmjet shfaqjes së simptomave dhe vendosjes së një diagnoze të besueshme për endometriozën, dhe 30 deri në 50 për qind e grave që luftojnë me infertilitet e kanë atë, paralajmëroi Shoqata maqedonase e gjinekologëve dhe obstetërve (MAGO). Endometrioza është prania e indeve të ngjashme me endometriumin jashtë mitrës. Nga MAGO, në mars e shënojnë me aktivitete dedikuara për rritjen e ndërgjegjësimit për simptomat e endometriozës me qëllim të diagnostikimit të hershëm, transmeton Portalb.mk.

Nga MAGO thonë se disa gra dhe vajza nuk kanë asnjë simptomë ose i konsiderojnë ato si dhimbje normale menstruale, ndërsa të tjera ndjejnë dhimbje të forta të legenit që ul ndjeshëm cilësinë e tyre të jetës dhe kufizon aktivitetin e tyre normal të përditshëm.

“Përhapja e saktë e endometriozës është e panjohur, por vlerësohet se 2 deri në 10% e popullsisë së përgjithshme femërore, ose aktualisht të paktën 190 milionë gra dhe vajza të moshës riprodhuese janë të prekura nga endometrioza. Endoometrioza shkakton një reaksion inflamator kronik që rezulton në dhimbje”, thotë MAGO.

Diagnoza e vonuar është shpesh rezultat i moskërkimit të ndihmës më shpejt dhe normalizimit të dhimbjeve kronike menstruale. Gratë, veçanërisht vajzat më të reja, janë të kushtëzuara të vuajnë dhimbjet menstruale në heshtje. Gjinekologët theksojnë se dhimbjet e forta nuk duhet të anashkalohen asnjëherë.

“Endoometrioza është e varur hormonalisht dhe simptomat mund të përkeqësohen në periudha të caktuara të ciklit menstrual, veçanërisht pak para dhe gjatë gjakderdhjes menstruale. Endoometrioza ndikon gjithashtu në fertilitetin dhe krijon shqetësime për infertilitetin e mundshëm te pacientët – madje 30 deri në 50% e grave që luftojnë me infertilitetin kanë endometriozë”, thotë MAGO.

Mbi 4,500 artikuj mbi endometriozën janë botuar në njëzet e pesë vitet e fundit, por profesionistët e shëndetit ende nuk janë të sigurt se çfarë saktësisht e shkakton atë. Me shumë mundësi është rezultat i një kombinimi të disa faktorëve, gjë që e bën të vështirë parandalimin.

Endometrioza shpesh përkeqësohet nëse nuk trajtohet, dhe opsionet terapeutike variojnë nga përmirësimi i simptomave të dhimbjes kronike me ilaçe anti-inflamatore dhe shtypja e hormoneve, deri në heqjen kirurgjikale të lezioneve endometriotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button