Xi Jinping nuk e mbështet Putinin në luftën në Ukrainë, por tha se së bashku mund të formojnë rend të ri botëror

Udhëheqësi kinez Xi Jinping u largua nga Moska pasi shprehu solidaritet të fortë me Vladimir Putinin në kundërshtimin e tij ndaj Perëndimit gjatë dy ditëve të fundit dhe tha se ata do të punojnë së bashku për të formuar një rend të ri botëror, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës, Xi mezi përmendi luftën në Ukrainë dhe tha në fjalën përmbyllëse se Kina do të mbajë një pozicion neutral. Të dy udhëheqësit thanë se diskutuan planin e paqes të Kinës, por Xi nuk i dha Putinit mbështetje të drejtpërdrejtë për luftën e tij në Ukrainë.

“Tani po ndodhin ndryshime që nuk janë parë në 100 vitet e fundit. Së bashku ne mund t’i drejtojmë këto ndryshime,” tha Xi gjatë largimit.

Duke komentuar takimet Xi-Putin, Shtëpia e Bardhë tha se qëndrimi i Kinës nuk është i paanshëm dhe i kërkoi asaj t’i bëjë presion Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës.

“Ndërsa Xi ishte në Moskë, forcat ruse nisën një sulm ajror me 21 dronë iranianë, duke vrarë tre persona”, tha ushtria ukrainase.

Xi dhe Putin iu drejtuan njëri-tjetrit si “mik i dashur” dhe u zotuan të rrisin bashkëpunimin ekonomik, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre si më të mirën në histori. Putin vlerësoi planin e paqes të Kinës dhe tha se ai mund të jetë baza për negociata, por “vetëm kur Kievi dhe Perëndimi të jenë gati”. Plani 12-pikësh i Kinës nuk ofron detaje specifike se si t’i jepet fund luftës dhe as nuk kërkon që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button