Revizioni në Maqedoninë e Veriut konstatoi disa parregullsi gjatë zbatimit të reformës në administratën publike

Në hulumtimin e Entit Shtetëror të Revizionit rreth reformës në administratë, u konstatua që vetëm 52 përqind e aktiviteteve të planifikuara janë realizuar gjatë reformës së administratës publike. Nga 205 aktivitete të planifikuara, janë realizuar vetëm 106, transmeton Portalb.mk.

“Shtyrje e vazhdueshme e afateve rreth sjelljes së ligjeve të reja që janë të rëndësishme, shtyrje e procesit të riorganizimit të organeve shtetërore, realizim jo i plotë I aktiviteteve të planifikuara dhe mungesë e kapaciteteve kadrovike”, ishin disa nga problemet që i nxori Revizioni gjatë hulumtimit të procesit të reformës në administratën publike.

Revizioni këtë hulumtim e ka kryer në kuadër të temës “Reforma në administratën publike”, për të vlerësuar nëse institucionet përgjegjëse kanë vepruar në mënyrë efikase në kuadër të Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022.

Parregullsi tjetër e konstatuar gjatë hulumtimit është edhe emërimi i madh i ushtruesve të detyrës në pozitën e drejtorit, mungesa e dokumentacioneve, ndryshimi i shpeshtë i përbërjes së Këshillit për reforma në administratën publike për shkak ndryshimeve në Qeveri, etj.

“Mjetet e përgjithshme të planifikuara për realizimin e masave nga Strategjia, kapin vlerën rreth 30 milionë euro, ashtu që pjesa mbi 56 % janë siguruar nga fondet dhe instrumentet nga Bashkimi Evropian”, sqaroi Revizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button