Shqipëria tërhiqet nga “pasaportat e arta”

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi në Tiranë se Qeveria e Shqipërisë është tërhequr nga nisma e saj për “pasaportat e arta”, që kishte nxitur mosmarrëveshje mes shtetit shqiptar dhe Brukselit.

Në një konferencë të përbashkët për media me Borrellin, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se Qeveria e tij do të presë vendimin e Gjykatës Evropiane lidhur me çështjen e “pasaportave të arta”, transmeton REL.

“E kemi pezulluar procesin, deri kur të sqarohet në nivel evropian. Kjo nismë nuk nxirret më në tavolinë, pa parë si do të vendosë Gjykata Evropiane. Nëse kjo gjykatë vendos kundër, kjo do të jetë një çështje e mbyllur”, tha Rama.

“Pasaporta e artë” mund t’i jepet një shtetasi të huaj që investon një shumë të caktuar parash në shtetin përkatës.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuara në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi dy shtetet veçse kanë hapur kapituj në negociatat për anëtarësim.

Bosnjë e Hercegovina më 2022 ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ndërkaq, Kosova është e fundit në rrugën drejt BE-së. Dhjetorin e vitit të kaluar, Prishtina aplikoi për anëtarësim në BE, ndërkaq deri më tani shteti ka nënshkruar vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në tetor të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button