Spotify kaloi shifrën e gjysmë miliardi dëgjues aktivë

Kompania teknologjike Spotify ka thënë të mërkurën se do të prezantojë veçori të reja si riorganizimi inteligjent dhe shikimet paraprake të podkasteve, si dhe listave të luajtjes së muzikës në platformën e saj të transmetimit audio, pasi ka kaluar 500 milionë dëgjues aktivë mujorë, raportoi Reuters, transmeton Koha.net.

Kjo kompani suedeze, e cila ka investuar shumë në ndërtimin e biznesit të saj të podkasteve dhe librave audio në vitet e fundit në përpjekje për të tërhequr përdoruesit dhe reklamuesit, njoftoi ndërfaqen e re në “Stream On”.

Spotify ka ndarë gjithashtu një përditësim të raportit vjetor të honorarëve të muzikës, duke vënë në dukje se numri i artistëve që fitojnë mbi 1 milion dollarë, si dhe ata që gjenerojnë mbi 10 mijë dollarë, janë dyfishuar në pesë vjetët e fundit.

Në fillim të këtij viti, Spotify ka thënë se do të shtrëngonte shpenzimet dhe do të punonte për t’u bërë efikase duke pasur parasysh sfondin e vështirë makroekonomik dhe parashikoi që numri i dëgjuesve të arrinte në 500 milionë në tremujorin aktual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button