RMV, tetë pacientë me fibrozë cistike nga nesër do të fillojnë të marrin ilaçin “trikafta”
Ilaçi “trikafta” për personat me fibrozë cistike ka arritur në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, transmeton Portalb.mk.
“Presim që me këtë terapi të përmirësohet ndjeshëm cilësia e jetës së pacientëve me fibrozë cistike”, theksoi ministri duke shtuar se në bashkëpunim me institucionet tjera është zgjidhur çështja më e hidhur e pacientëve të kësaj kategorie.
Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Stojka Fushtiq tha se, ilaçi ka arritur mëngjesin e sotëm dhe veç më pranohen pacientë që duhet të fillojnë me terapi.
“Në klinikë pranojmë gjashtë pacientë, ndërsa dy do të trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë. Te disa pacientë terapia do të fillojë nesër, ndërsa te të tjerët në ditët në vijim. Nga tetë pacientë, dy janë në gjendje me të vërtetë kritike dhe ato do të trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë. Efekti i terapisë këtu është i pasigurt, por ne gjithsesi do të provojmë nëse mundemi t’ia përmirësojmë sëmundjet e mushkërive. Shtatë pacientë janë mbi 18 vjeç, ndërsa një pacient është fëmijë”, shtoi Fushtiq.
Ajo sqaroi se, bëhet fjalë për terapi vjetore, me të cilën pacientëve do t’u jepet terapi me tableta njëherë në muaj.
Ndryshe, pacientët e prekur nga fibroza cistike me vite e kërkojnë këtë ilaç, madje kanë bërë disa herë edhe protestë, megjithatë deri tani nuk është furnizuar.
Më 8 shkurt ndërroi jetë pacienti i sëmurë rëndë nga sëmundja e rrallë e fibrozës cistike, Bllagojçe Ilievski.
Një ditë më vonë, anëtarët e Asociacionit për Fibrozë Cistike u mblodhën para Qeverisë për të shprehur revoltën e tyre ndaj mosfurnizimit të këtij ilaçi të nevojshëm.
Pas protestës, anëtarët e Asociacionit u takuan me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili u garantoi se janë siguruar mjetet dhe se shteti do të sigurojë ilaçin e nevojshëm.
- LEXO: “MALMED” e miratoi importin e ilaçit për të sëmurët me fibrozë cistike, “Trikafta”
- LEXO: Është fatkeqësi që në shekullin 21 të vdesësh nga sëmundja për të cilën ka ilaç, protestë për vdekjen e Bllagojçe Ilievskit
- LEXO: Duke e pritur ilaçin “Trikafta”, ndërroi jetë pacienti me fibrozë cistike, Bllagojçe Ilievski
- LEXO: Pacientët me fibrozë cistike para Qeverisë së RMV-së kërkuan që shteti të sigurojë mjete për terapi për sëmundjen
- LEXO: RMV, tetë pacientë do të marrin ilaçin “trikafta”, priten ndryshime ligjore që ta marrin edhe të tjerët – nesër protesta para Qeverisë
- LEXO: Vendimet e Qeverisë së RMV-së: Barna për fibrozë cistike, taksa e solidaritetit, Kanioni Matka…
- LEXO: RMV, pacientët me fibrozë cistike nga një tetori do të mjekohen në klinikat për sëmundje të fëmijëve dhe pulmologjisë