“The Guardian”: Shqipëria, “buxheti ideal” për shumë turistë

Vendi ynë  ka pushtuar sërish mediat botërore. Shqipëria  mund të mos jetë vendi i parë që ju vjen ndërmend për pushime, por resortet gjysmë ore larg Tiranës ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe hotele  mjaft të përballueshme, shkruan “The Guardian”, raporton Klan.

Prestigjozja britanike e liston Shqipërinë mes vendeve me plazhe të mrekullueshme që mund të shijohen jo me shume shpenzime.

Një mënyrë  për të arritur këtu , është të fluturohet për në Korfuz dhe më pas të merret një traget për rreth 20 euro në çdo drejtim.

Për më tepër dreka në një restorant të këndshëm fillon nga 8 paund për person. Përpos çmimeve konkurruese, gazeta  britanike ndalet në plazhet e  Dhërmiut mes shumë të tjerave që ka riviera shqiptare ku çdo ditë çdo turist mund të vizitojë nga një plazh të ndryshëm.

Përveç Shqipërisë, vende të tjera që rekomandohen për vizitorët evropianë të cilët mund të bëjnë pushime të paharrueshme dhe me një buxhet ideal janë Rumania, Portugalia, Spanja, Mal i Zi, Greqia, Turqia dhe Kroacia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button