Musk thotë se inteligjenca artificiale e frikëson

Elon Musk është përplasur shpeshherë me autoritetet Amerikane nga ato financiare tek ato për sigurinë e transportit, por është një hapësirë ku Tesla dhe shefi i Twitter thonë se qeveria duhet të marrë masa dhe ajo është inteligjenca artificiale, raporton PCW.

“Inteligjenca artificiale më streson,” tha Musk drejt përfundimit të një prezantimi për investitorët e Tesla lidhur me planet e kompanisë.

Ambiciet e Tesla në inteligjencën artificiale ishin pjesë e prezantimit “Master Plan 3” të Elon Musk, studimi i tretë i një serie iniciativash për të zgjeruar Tesla dhe konvertuar botën në energji të pastër.

Ekziston një video e një roboti njerëzor quajtur Optimus, zhvilluar nga Tesla, duke manipuluar pjesë të tjera të robotëve Optimus me qëllim që të krijojë kopje të vetvetes. Ekzekutivët bënë prezantime të detajuara për mënyrën sesi Tesla përdor inteligjencën artificiale për trajnimin e mjeteve që të ecin vetë, një lëvizje e cila është nën presion nga autoritetet federale.

I pyetur nga një analist nëse AI mund të ndihmonte Tesla të ndërtojë makina, Musk mbajti një qëndrim më pak optimist.

“Nuk mendoj se AI mund të na ndihmojë për momentin në prodhimin e makinave,” tha ai. “Nëse arrijmë atë pikë, atëherë i bie që asnjë prej nesh nuk duhet të punojë.”

Në fillim të javës Musk në një farë mënyre konfirmoi përmes raportimeve të Twitter se është duke rekrutuar një ekip teknologjistësh AI për të ndërtuar një konkurrent të ChatGPT.

Në Dhjetor të vitit të kaluar ai postoi një cicërimë rreth ChatGPT duke thënë se është i frikshëm dhe nuk jemi larg nga një AI e rrezikshme.

“Jam pak i shqetësues për këto gjërat në AI. Kemi nevojë për një autoritet rregullator apo diçka që mbikëqyr zhvillimet në këtë fushë,” tha Musk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button