Tregtarët me pakicë na shantazhojnë, Qeveria të dërgojë ekipe inspektuese në terren, thonë furrtarët

Industria e bukës pasdite kumtoi se tregtarët me pakicë nuk pranojnë ta shesin bukën me pesë për qind marzh dhe për këtë shkak kërkon nga Qeveria t’i aktivizojë shërbimet inspektuese, raporton MIA.

“Sot, pas konferencës së mbajtur për shtyp për vendimet e industrisë së bukës, tregtarët me pakicë i shantazhojnë furrat dhe nuk pranojnë ta shesin bukën me pesë për qind marzh, gjë që është joligjore dhe e shkelin vendimin që është marrë paraprakisht. Kështu situata që ka ndodhur është drejtpërdrejtë e lidhur me vendimet e fundit të dëmshme për industrinë e bukës. Kërkojmë nga Qeveria t’i dërgojë shërbimet inspektuese dhe publikisht t’i informojë për pasojat tregtarët me pakicë për mosrepsektimin e tyre”, thonë furrtarët.

Industria e bukës sot në konferencë për shtyp kumtoi se do të fillojë të furnizojë bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çmim 33 denarë, por se do të inicojë procedurë juridike për pagesë të dëmit që e pëson nga vendi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button