Kërcënimet për bomba në shkolla, kryeministri Kovaçevski zhvilloi takim me ministrin Shaqiri dhe Spasovski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar takim me ministrin Jeton Shaqiri, Oliver Spasovskin dhe drejtorin për siguri publike, Sasho Tasevski, në lidhje me sigurinë në shkolla, si rezultatet i kërcënimeve për bomba, transmeton Portalb.mk.

Masat e sigurisë që janë marrë nga institucionet gjatë kërcënimeve hibride, ishte teme diskutimi në këtë takim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi që është ndryshuar rregullorja rregullorja në lidhje me këtë çështje, ashtu që MPB-ja ka siguruar patrulla policore për sigurinë në shkolla.

Në këtë periudhë, Ministria për Arsim dhe Shkencë përpunon udhëzuesit që do t’i dërgohet drejtorëve në gjithë shkollat vendit, përmes së cilës planifikohet rritja e sigurisë së nxënësve dhe të punësuarve.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button