Kapitulli 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve” në skrining agjendën e sotme në Bruksel

Sot në Bruksel mbëahet skrining takimi bilateral për Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve” në kuadër të Klasterit 2, “Tregu i brendshëm”.

Skriningun bilateral e hapi Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëse e negociatorit kryesor me BE-në, Drita AbdiuHalili, e cila tha se tani më janë zbatuar shumë reforma në këtë fushë, por se Qeveria e dinë se duhet bërë më shumë dhe është e përkushtuar për më mirë ta përgatis vendin për pranimin e standaredeve dhe legjislacionin evropiane, për t’u bërë më shpejt pjesë e tregut të hapur të punës.

“Në sferën e qasjes deri tek tregu i punës, ligjet tani më kanë vendosur procedura për lehtësimin dhe mundësim për punësim dhe punë për të huajt në legjislacionin ekzistues, duke ju siguruar trajtim të njëjtë me qytetarët e maqedonisë dhe duke sigurusr mbrojtje jo diskriminuese. Duke pasur parasysh regulloret relevante dhe direktivat, është i domosdoshëm harmonizimi i plotë”, tha AbdiuHalili.

Në fjalën e saj sekretarja shtetërore theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në pjesën e sistemeve koordinuese për sigurim social, tani më zbaton marrëveshjet bilaterale të lidhura me shtete tjera, të cilat bazohen në parimet e njëjta të legjislacionin evropian, duke mundësuar lëvizje të lirë të punëtorëve dhe ruajtjen e të drejtës sociale.

“Me qëllim që të dëshmohet gatishmëria për harmonizimin e parimeve të BE-së, vendi tani më ka nënshkruar marrëveshje me 9 vende anëtare të BE-së për shfrytëzimin e Kartelës Evropiane për sigurim shëndetësor (EHIC) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. në fushën e EURES, punam në vendosjen e sistemit të institucioneve kyçe siç janë agjencia për punësim që tu mundësohet pjesëmarrja në rrjet, theksoi Zëvendësja e kryenegociatorit me BE-në”, Abdiu-Halili.

Prezantimet e sotme të delegacionit u fokusuan në propozim  kornizën ligjore, të lëvizjes së lirë të punëtorëve, niveli i  harmonizimit të tyre, kornizа institucionale dhe kapacitetet administrative dhe planet e ardhshme në fushat kryesore siç janë: Qasja e lirë deri në tregun e punës, Koordinim i sistemeve të sigurimit social dhe pensioneve shtesë, rrjeti EURES, Karta evropiane për sigurim shëndetësor, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq deklaroi se kemi bërë një sërë reformash në këtë fushë, por duhet bërë më shumë.

“Maqedonia e Veriut ka lidhur 22 marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore, 15 prej të cilave janë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu kemi nënshkruar marrëveshje me 9 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për përdorimin e kartës evropiane të sigurimit shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Bruksel, ekipi negociator maqedonas pati një javë intensive të prezantimit të reformave të deritanishme dhe punës së ndërmarrë në sferën e shërbimeve financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve si dhe shëndetit publik. Këta kapituj përmbajnë rregullore jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët dhe cilësinë e jetës, por edhe për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të Maqedonisë së Veriut”, tha Mariçiq.

Legjislacioni Evropiane në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve përbëhet nga rregullat që sigurojnë të drejtën e qytetarëve të BE-së që punojnë në vend tjetër anëtar, të qendërzojnë në atë shtet dhe për atë qëllim së bashku me anëtarët e familjeve të tyre ti gëzojnë të drejtat si edhe qytetarët e atij vendi anëtar, lidhur me kushtet e punës dhe tarifave sociale dhe tatimeve. Gjithashtu, përfshin rregulla për mekanizmin për koordinim e sigurimit kombëtar social për të siguruarit dhe anëtarët e familjeve të tyre që lëvizin në vend tjetër anëtar.

Anëtarët e delegacionit të takimit të sotëm  bilateral janë përfaqësues nga: Ministria e punës dhe politikës sociale, Fondi për sigurim shëndetësor, Agjencia për punësim, Inspektorati për punë dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Javën e ardhshme, do të mbahet skriningu bilateral për Kapitullin 8 “Politika e konkurrencës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button