U shënua dita e Komunës së Tetovës, u ndanë mirënjohje (VIDEO)

Komuna e Tetovës sot në mbledhjen solemne të Këshillit Komunal, në formë simbolike shënoi ditën e saj, ku morën pjesë qytetarë nga veprimtari të ndryshme, me çka u ndanë edhe mirënjohje, shkruan Portalb.mk.

Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për persona nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kanë kontribuar për qytetin dhe komunën.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami theksoi se themelimi i institucioneve demokratike mbetet një dimension shumë i rëndësishëm i kalimit nga sistemi i njëmendësisë në sistemin e pluralizmit politik. Ku ky kalim, siç tha ai shënon një fazë të re edhe në jetën e qytetarëve.

“Pikërisht 3 marsi shënon konstituimin e Këshillit të parë komunal shumë partiak në Tetovë, një ngjarje që i dha kuptim demokratik menaxhimit të komunës së Tetovës përmes konkurrencës politike dhe vizionit demokratik. Pikërisht në këtë ditë, me këtë seancë solemne, ne bashkërisht shënojmë edhe angazhimin tonë në drejtim të zhvillimit të qytetit, arritjet e deritashme, sfidat e panumërta dhe përkushtimin për t’i dhënë qytetit një dinamikë tjetër zhvillimi dhe progresi të gjithanshëm”, tha Kasami. 

Mes tjerash ai gjithashtu theksoi se do të angazhohen për më shumë investime kapitale, investime në infrastrukturë, arsim dhe kulturë.

Këshilli i parë shumë partiak në Tetovë u formua në vitin 1992.

Seancën e plotë mund ta ndiqni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button