Pasi e gjetën një letërnjoftim të humbur, e shfrytëzuan për të marrë kredi, Policia dyshon në dy persona
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shkupjanëve në lidhje një mashtrim gjatë marrjes së kredisë. Ata dyshohen për “keqpërdorimin e të dhënave personale” dhe “mashtrim gjatë marrjes së kredisë”, transmeton Portalb.mk.
“Të denoncuarit kanë gjetur letërnjoftim të humbur të personit nga Shkupi dhe gjatë muajit nëntor të vitit 2022 me të njëjtin, duke u prezantuar në mënyrë të rrejshme se janë personi me të dhënat nga letërnjoftimi, secili personalisht, kanë tentuar të marrin kredi të shpejtë dhe në këtë mënyrë kanë tentuar ta sjellin në lajthitje nëpunësin administrativ të u miratojë kredi të shpejtë”, sqaroi Policia.
Raportohet që 29 vjeçari Xh.L. dhe 25 vjeçari F.B. janë të dyshuar për kryerjen e këtyre dy veprave penale.