Drejtori me veturë zyrtare tri herë doli jashtë vendit me persona që nuk ishin të punësuar, Policia e paditi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paditur një zyrtar 39 vjeçar nën dyshimin se ka keqpërdorur veturën zyrtare duke udhëtuar tri herë jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

“SPB Manastir deri te Prokuroria Themelore Publike Manastir, parashtroi kallëzim penal kundër 39 vjeçarit P.M. nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër penale të kryer keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, raportoi Policia.

Raportohet që vetura zyrtare është përdorur nga drejtori i NKP “Ujësjellësi” – Manastir, më 14 gusht, 26 gusht dhe 2 shtator të vitit të kaluar për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Ai dyshohet se ka paguar me para të Ndërmarrjes edhe një faturë mbi 20 mijë denarë për rregullimin e veturës zyrtare, përkundër se nuk ka pasur nevojë.

“Ka realizuar tri udhëtime zyrtare jashtë vendit me automjet zyrtar të NKP ”Ujësjellësi”, duke udhëtuar me persona të cilët nuk kanë qenë të punësuar në ndërmarrje, edhe atë me sjelljen e vendimeve joprecize dhe të pakompletuara të Këshillit Mbikëqyrës për miratimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit”, raportoi Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button