Produktet industriale në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje të çmimeve për 14.4 %

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve industriale në tregun vendor për 14.4 % në krahasim me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin janar të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të ulëta për 1.9 % dhe për 14.4 % më të larta në nivel vjetor”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e theksuar është regjistruar te sektori i prodhimeve kapitale (24.4 %) dhe mallrat jo të qëndrueshme (18.2%). Në këtë periudhë, ulje është regjistruar vetëm te nxjerrja e qymyrit (14.8 %) dhe prodhimi i metaleve (3.3 %).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button