RMV, derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,98 për qind krahasuar me vendimin e 24 shkurtit, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata, benzina EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) ulen për një denar për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95 me pakicë për gjysmë denarë.

Sipas vendimit të fundit, nga sonte çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 do të jetë 83,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 81,5 denarë për litër, ndërsa një litër dizel do të shitet me çmim prej 76 denarë.

Ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, për një denarë e gjysmë për litër, kështu që nga mesnata do të kushtojë 75 denarë për litër.

Rritje ka vetëm te mazuti, i cili pas rritjes së çmimit prej 0,064 denarë për kilogram, do të arrijë në 41,266 denarë për kilogram.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar pas së cilës janë përcaktuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,157 për qind, njoftoi KRRE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button