Më shumë se gjysmë milioni udhëtarë e kanë shfrytëzuar transportin ajror në Maqedoninë e Veriut për katër muaj

Në Maqedoninë e Veriut për katër muaj rreth gjysmë milionë udhëtarë e kanë shfrytëzuar transportin ajror në tremujorin e fundit të vitit 2022, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2021 transportin ajror e kishin shfrytëzuar 396 130 udhëtarë, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2022, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor të pasagjerëve është 939 mijë, në transportin urban-periferik 11 825 000, në transportin hekurudhor 131 000, ndërsa numri i pasagjerëve në transportin ajror është 559.095”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që transporti i mallrave në rrugë është rritur për 20.7 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për 28.5 % është ulur në transportin hekurudhor dhe 3.5 % është ulur në transportin ajror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button