Mosha mesatare e popullsisë në BE është 44.4 vjeç, në RMV 41.1

Mosha mesatare e popullsisë së BE-së vitin e kaluar ishte 44,4 vjet, që është një rritje prej 2,5 vitesh në krahasim me vitin 2012. Në Maqedoni, nga ana tjetër, mosha mesatare është 41,1 vjeç, ndërsa një dekadë më parë ishte 36,4 tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat, raporton MIA.

Qiproja ka popullsinë më të re në BE me një mesatare prej 38 vjetësh, ndërsa popullësi më të moshuar ka Portugalia (46.8) dhe Italia (48).

Në periudhën 2012-2022, mosha mesatare e popullsisë u rrit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Suedisë, ku u ul nga 40.8 në 40.7 vjeç.

Nga vendet e rajonit popullsinë më të moshuar e ka Greqia ku mosha mesatare është 46.1 vjeç, Kroacia me 45.4, Bullgaria 45.1, Serbia 44.1. Mali i Zi ka popullsinë më të re me 39.4 vjeç dhe Shqipëria me 38 vjeç, por në dekadën e fundit ka pasur edhe rritje të moshës mesatare përkatësisht me 2.5 dhe 4.8 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button