Për tre muaj në Maqedoninë e Veriut ka pasur më shumë vdekje sesa lindje, në Tetovë, Kumanovë dhe Çair më shumë lindje
Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e tretë janë regjistruar 189 vdekje më shumë sesa lindje, përkundër se numri i vdekjeve është zvogëluar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Numri i lindjeve të gjalla në tremujorin e tretë të vitit 2022 është 4 956, dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është zvogëluar për 3.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë periudhë janë regjistruar 5 145 vdekje, apo 28.9 për qind më pak sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në Tetovë janë regjistruar më shumë lindje (278), Kumanovë (261) dhe Çair (257), ndërsa më shumë vdekje në Manastir (289), Kumanovë (260) dhe Prilep (230).
“Numri i martesave në këtë tremujor të vitit është 4614 dhe numri i tyre është ulur me 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit
2021”, raportoi Enti, duke sqaruar që ndërkohë kemi pasur 314 divorce, apo 13 % më pak sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.