U arrestuan dy policë në Mal të Zi lidhur me keqtrajtimin e shqiptarit, Abazoviq: Ka edhe një anë tjetër të medaljes

Dy policë në Mal të Zi janë arrestuar për shkak të keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar në pikën kufitare në Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë, konfirmoi Policia malazeze më 22 shkurt, raporton REL. Arrestimi i zyrtarëve policorë u bë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në Ulqin, ku thuhej se ata kishin kapur me forcë fytyrën e shtetasit shqiptar, Petraq Milo.

“Ata dyshohen për veprën penale të keqtrajtimit, që nënkupton përdorim të tepruar të forcës”, tha Policia e Malit të Zi.

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviq.

Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button