Policia e Maqedonisë së Veriut për katër orë ka dënuar 38 shoferë të autobusëve që kryenin transportin e nxënësve

Në orës e mëngjesit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka kryer kontrollin e autobusëve që kryenin transportin e nxënësve në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë konstatuar 38 kundërvajtje në trafik, kurse trembëdhjetë automjete janë dërguar në kontrollim teknik të jashtëzakonshëm”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Kontrollet janë kryer sot prej orës 06:00 deri në ora 10:00, ndërsa Policia paralajmëroi që këto kontrolle do të vazhdojnë edhe ditët tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button