Napoli dhe Inter pas Osvaldos

Sulmuesi i Romës, Pablo Osvaldo mbetet një nga nyjet e fundit për t’u zgjidhur në merkaton verore të Serie A. Pas ndërprerjes së bisedimeve me Fulham, shoqëria verdhekuqe ka vetëm alternativën e shitjes së argjentinasit në kampionatin italian ku përveç Napolit në garë hyn edhe Interi. Bomberi i kontestuar gjatë në resortin malor të Brunicos mendon për një karrierë larg Romës, por shoqëria nuk dëshiron ta shesë për më pak se 15 milionë Euro.

Hipoteza Inter lindi gjatë ditëve të fundit duke parë problemet e shumta që skuadra e Mazzarrit ka në repartin e avancuar, ndërsa Napoli kërkon të formojë një dyshe endrrash duke e vendosur Osvaldon përkrah argjentinasit tjetër, Gonzalo Higuain. Gjithsesi, aksi që e lidh lojtarin me skuadrën e kaltër mbetet ende i paqartë, pasi Osvaldo i trembet konkurrencës me bashkëatdhetarin e tij.

Te Interi situata është disi më e ndryshme sepse 34-vjeçari Milito nuk gëzon më formën e tij optimal, ndërsa dyshja Icardi-Belfodil duyhet të fitojë eksperiencë dhe në këtë mënyrë Osvaldo do ta kishte vendin e garantuar në formacionin titullar. Por Napoli dhe Interi duhet të tregohen të kujdesshme edhe nga Zeniti e Southamptoni që mund të hyjnë në garë në çdo moment.

Lajme të ngjashme

Back to top button