PSV kërkon Beqirajn për 1.2 milion euro

Sulmuesi kosovar që luan për Përfaqësuesen e Malit të Zi si dhe për skuadrën e famshme kroate, Dinamo Zagreb, është pranë largimit nga kjo skuadër. Fatos Beqiraj është emri më i ri në listën e dëshirave te gjiganti holandez PSV Eindhoven.

Siç kanë raportuar mediat kroate, për lojtarin PSV është e gatshme të paguajë 1.2 milion euro, shumë e cila është më e vogël se ajo që kërkojnë krerët e Dinamos për kosovarin.

Megjithatë, dëshira e Beqirajt është që të largohet nga Zagrebi gjatë kësaj vere dhe kjo mund të shtyjë krerët e Dinamos ta lirojnë atë. Së fundi, 25-vjeçari ka marrë ftesën për të luajtur me Përfaqësuesen e Malit të Zi në ndeshjen e 15 gushtit përballë Bjellorusisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button