Kuvend i RMV-së vazhdon debatin për rikonstruimin e Qeverisë

Vazhdon më tej debati për rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sot në rend dite të seancës së 104-të të  është propozimi për shkarkimin e ministrit pa resor, të obliguar për diasporë Xhemail Çupi, transmeton Portalb.mk.

Për shkarkimin e Çupit janë paraqitur gjithsej 39 deputetë.

Në kuadër të të kësaj seance duhet të shkarkohen edhe zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshyqur Abedini dhe Lulzim Aliu.

Në rend dite janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar LLoga për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

Seanca e 104-të filloi më 13 shkurt, ndërsa Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Paraprakisht përfundoi debati për propozim – shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Alitit.

Kujtojmë se rikonstrumi i Qeverisë erdhi pas hyrjes së Alenacës për shqiptarët në pushtet. Pas këtij vendimi, nga Qeveria u largua Alternativa dhe Lidhja Demokratike.

Alternativa në Qeveri u fut dhjetorin e vitit 2021 me nënshkrimin e marrëveshjes me kryeministrin e asaj kohe, Zoran Zaev. Hyrja e kësaj partie në Qeveri erdhi pasi nuk u arrit numri për të krijuar shumicë të re parlamentare midis VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe partisë E Majta.

Partia Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua më 9 shkurt se do të jetë pjesë e Qeverisë. Hyrja e ASH-së në Qeveri e ka ngushtuar vendin për Alternativën, BDI-në dhe mandataren LSDM, të cilat duhet t’i lirojnë disa pozita.

Sipas planit të koalicionit qeveritar, për anëtarë të rinj të qeverisë duhet të zgjidhen:

Krenar LLoga (Aleanca) – Ministër i Drejtësisë;
Fatmir Mexhiti (Aleanca) – Ministër i Shëndetësisë;
Azir Aliu (Aleanca) – Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës;
Kaja Shukova (LSDM) – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
Tiron Jajaga (Aleanca) – Zëvendësministër i Mbrojtjes;
Vjollca Berisha (Aleanca) – Zëvendësministre e Bujqësisë;
Viktorija Avramovska-Mandiq (LSDM) – Zëvendësministre e Drejtësisë;
Maja Manoleva (LSDM) – Zëvendësministre e Shëndetësisë;
Agim Nuhiu (BDI) – Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button