Kërkime të reja për të mbijetuarit në Turqi pas tërmeteve të djeshme që vranë të paktën gjashtë persona

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë sërish nëpër rrënoja në Turqi pas dy tërmeteve të forta të djeshme, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona. Tërmete me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë të shkallës Rihter goditën juglindjen e vendit pranë kufirit me Sirinë, saktësisht dy javë pas tërmetit shkatërrues që mori dhjetëra mijëra jetë në të dy vendet, transmeton Portalb.mk.

Ndërtesat e dobësuara nga tërmetet paraprake u shembën dje dhe u raportuan vdekje në Antakya, Defne dhe Samandag, tha Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke shtuar se 213 persona u plagosën.

This slideshow requires JavaScript.

Më shumë se 6,000 pasgoditje u regjistruan pas tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë të 6 shkurtit, por dëshmitarët thanë se lëkundjet e mbrëmshme ishin shumë më të forta se ato të ditëve të fundit. Tërmeti i cili ka qenë në një thellësi prej dy kilometrash është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se puna e ndërtimit në gati 200,000 shtëpi në 11 provincat e prekura do të fillojë muajin e ardhshëm.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës. Në këtë katastrofë, deri tani është konfirmuar se jetën e kanë humbur mbi 46.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button