VMRO-DPMNE: Si ndërton haciendë drejtoresha “e Grubit”, Merita Mustafai në Kodrën e Diellit me rrogë drejtori
Si drejtoresha “e Grubit”, Merita Mustafai, ndërton haciendë në Kodrën e Diellit me rrogë drejtori, pse nuk e raporton dhe a ka lidhje me akreditimin e Metrolab të afërt me Grubin. Drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai, nuk ka raportuar asnjë pronë në fletën e saj të anketimit – një haciendë Kodrën e Diellit prej 150 m2, në pronësi të bashkëshortit të saj, thonë nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.
“Haciendën Mustafai e ndërtoi në vitin 2020, ndërsa tjetra tashmë është ndërtuar në vitin 2021, gjatë asaj kohe drejtori i Grubit Mustafait është drejtor i Byrosë së Metrologjisë, e njëjta Byro që i jep akreditim Metrolab, e themeluar nga një punonjës sporteli tek vëllai i Artan Grubit, për mirëmbajtjen e çezmave për derivatet e naftës dhe gazin e lëngshëm të naftës në pikat e karburantit dhe operatorët ekonomikë që merren me tregtinë e karburanteve. Pse drejtori i Grubit, Mustafai, nuk e ka raportuar haciendën n[ Kodrën e Diellit në fletën e saj të anketimit dhe nuk ka prova për origjinën e fondeve me të cilat është ndërtuar? Dyshohet se drejtoresha e Grubit, Mustafai, ka dy banesa në Tetovë, vlera e njërës prej të cilave i përgjigjet shumës së kredisë së marrë në të njëjtin vit, por nuk ka raportuar mjete shtesë që mund të financojnë ndërtimin e haciendës. Drejtori i Grubit, Mustafai, të thotë se me çfarë parash është bërë hacienda në Kodrën e Diellit. KShPK dhe PThP të hapin procedura”, thuhet në njoftimin e partisë.
VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe dje bëri një seri akuzash për njerëzit e afërt të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, të cilët, siç thotë partia, drejtojnë biznese të mëdha dhe këtë e mundësojnë zyrtarë të BDI-së në institucionet.
Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, dje në një konferencë për media ka akuzuar se vëllai i zëvendëskryeministrit të parë, Veton Grubi, është pronar i një hapësire të madhe në rrugën “Maqedonia” në vlerë prej gjysmë milioni eurosh. Objekti me sipërfaqe 127 metra katrorë, shtoi Lefkov, është blerë në kohën kur Grubi ishte zëvendëskryeministër në Qeveri.
“Sipas të dhënave kadastrale, kjo hapësirë afariste është pronë e Veton Grubit, vëllait të Artan Grubit. Një metër katror hapësirë biznesi në këtë lokacion varion nga 3000 deri në 4000 euro, që do të thotë se objekti i Grubit kap vlerën deri në 500.000 euro. Artan Grubi, të përgjigjet si e blen këtë pronë vëllai i tij Veton Grubi dhe me çfarë mjetesh? Dhe gjatë blerjes së pronës, a është përdorur në ndonjë mënyrë fuqia e tij politike apo ndikimi politik?”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në konferencën e djeshme për media.
Nga ana tjetë ka reaguar ETC Travel, nga ku thonë se “janë kompani që prej shumë vitesh vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kontribuon në buxhetin e vendit, paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacionin e vet, ndërsa treguesi më i mirë i cilësisë së shërbimeve tona janë vet klientët tanë”.
“ETC aktualisht vepron në objekt afarist me qira dhe për këtë arsye, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, ne vendosëm të sigurojmë hapësirë vetanake të biznesit që do të plotësonte nevojat tona dhe do të reduktonte kostot. Rrjedhimisht, me marrëveshje blerjeje dhe kredi të dhënë nga Halkbanka më 11.11.2022, me hipotekë të plotë të hapësirës afariste, e cila do të paguhet me këste mujore brenda 20 viteve, u sigurua objekti afarist për nevojat tona në përputhje me të gjitha procedurat ligjore dhe në mënyrën më transparente, nëpërmjet transaksionit bankar ndërmjet blerësit dhe shitësit”, thonë nga ETC.
Ndërkohë dje reagoi edhe BDI-ja duke thënë se “shoqata kriminale e Hristijan Mickoskit, e konfirmuar nga gjykata, VMRO – DPMNE, është shndërruar në një shtytës të një narrative antishqiptare në shoqërinë tonë dhe konkurron me të majtën e Apasiev në sulme raciste”.
“Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protuger, Biljana Boshkovska, Elizabeta Çingarovska dhe shumë të tjerë, me një rrëfim publik para gjykatës pranuan dhe vërtetuan se kjo VMRO-DPMNE e Mickoskit është një bashkim kriminal dhe kjo është vulosur nga gjykata me aktgjykim”, thuhet në ragimin e BDI-së.
Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov disa ditë më parë paralajmëroi një seri të dëshmive me të cilat partia do të konfirmojë se, LSDM dhe BDI i kanë shndërruar institucionet shtetërore në degë të kompanive të tyre, ndërsa aparati shtetëror shfrytëzohet që të krijohen kushte të mira biznesi për kompanitë e njerëzve nga pushteti.
Në lidhje me Grubin, Lefkov theksoi se familja e tij ka biznes milionësh dhe pronë përmes vëllait të tij, i cili në mënyrë direkte apo indirekte është i lidhur me më shumë biznese, siç është edhe ai i kalibrimit të instrumenteve për mbushjen e derivateve të naftës dhe gasit.