Grkovska: Institucionet janë të obliguara ta avancojnë transparencën, kemi përgatitur udhëzim që duhet patjetër të  respektohet

“Çdo qytetar ka të drejtën e qasjes deri tek informatat që janë të domosdoshme që të marrë pasqyrë të asaj se si funksionon sistemi, si disponohet me paratë e qytetarëve, me buxhetin dhe pastaj të ketë mundësi që t’i detektojë dobësitë, lëshimet dhe të alarmojë për të gjitha mospërputhjet. Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve janë padyshim elementet më të rëndësishme në procesin e menaxhimit me korrupsionit, por edhe në përforcimin e integritetit”, deklaroi zëvendëskryeministrja e ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska, në prezantimin e sotëm të udhëzimit për përmirësimin e transparencës së institucioneve në sektorin publik, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për udhëzim me të cilin, Qeveria i obligon institucionet që ta respektojnë dhe në mënyrë proaktive t’i publikojnë të dhënat. I njëjti është përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik dhe Qendrën për Menaxhim me Ndryshime.

Përgatitjes së udhëzimit i ka paraprirë një analizë në bazë të së cilës konstatohet se cilat të dhëna qytetarët, mediat dhe sektorit civil më së shumti i kërkojnë nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

“Udhëzimi jep pasqyrë të të dhënave të cilat institucionet duhet t’i publikojnë, ndërkaq sipas Ligjit nuk klasifikohen si informata të mbrojtura. Në këtë mënyrë, vetëm me një vizitë të thjeshtë në ueb-faqen e ndonjë institucioni, do të mund të shihen këto informata, në vend që sikur deri më tani të veprohet sipas procedurës ligjore, e cila shpesh merr shumë kohë. Për herë të parë kemi dokument të sistematizuar i cili jep udhëzime të sakta për institucionet në lidhje me transparencën, me çka mënjanohen të gjitha paqartësitë dhe mëdyshjet, tha Grkovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button