Themeluesi i aplikacionit jep dorëheqjen nga Google, thotë se kompania nuk ju shërben më përdoruesve

Një ish punonjës i Google ka ekspozuar disa prej problemeve të cilat ekzistojnë brenda gjigantit të kërkimit online. Praveen Seshadri, një themelues kompania e të cilët u ble nga Google, së fundi dha dorëheqjen dhe përmes një postimi në Medium me tu larguar detajoi problemet që kishte vënë re gjatë kohës që ka punuar në kompani, shkruan PcWorldAlbanian.

Seshadri thotë se Google është zënë në kurthin e aprovimeve, proceseve të lançimit, vlerësimeve ligjore, vlerësimeve të performancës, vlerësimeve të ekzekutivëve dhe proceseve të tjera burokratike ndërsa punonjësit janë të aftë, ata realizojnë shumë pak nga viti në vit.

Seshadri është themelues i AppSheet, një platforme zhvillimi no-code që e lançoi në 2014-ën. Pas disa vitesh zhvillim, kompania e tij u ble nga Google Cloud në 2020 dhe Seshadri shpenzoi aty tre vite duke e shndërruar aplikacionin në Google AppSheet. Ai u largua nga Google menjëherë pasi periudha e tij tre vjeçare përfundoi duke thënë se e kam lënë Google duke parë sesi një kompani dikur e madhe gradualisht ka ndaluar të funksionuari.

Ai thekson problemet e mëdha brenda kompanisë:

“Mënyra sesi unë e shoh, Google ka katër probleme kulturore. Ato janë pasoja të natyrshme të një makinerie që prodhon para si “Ads” dhe që e ka mbajtur në rritje nga viti në vit duke lënë në hije të gjitha mëkatet e tjera.”

  • Pa mision
  • Pa urgjencë
  • Iluzione përjashtimi
  • Keqmenaxhim

Seshadri ka punuar në Microsoft nga 1999-2011 dhe ai thotë se nuk është eksperienca e tij e parë të shikojë degradimin gradual të një perandorie dominuese. Sot ai thotë se shumë pak punonjës të Google vinë në punë me idenë se duhet tu shërbejnë njerëzve dhe përqendrohen kryesisht në një botë të mbyllur kur të gjithë punojnë për të tjerëtë. Postimi thotë se zbutja e rrezikut tejkalon gjithçka tjetër në Google duke i dhënë zë një artikulli të 2021 të New York times që thotë se CEO Sundar Pichai ka ndërtuar një burokraci paralizuese duke drejtuar kompaninë.

LEXO EDHE:  Përditësohet Chrome pas zbulimit të problemeve të sigurisë me rrezik të lartë

Ankesa e Seshadri shpjegon shumë çka kemi parë jashtë kompanisë kur konsumatorët kanë nevojë dhe duan të ndihen të vlerësuar. Nuk është hera e parë që ankesa të tilla janë dëgjuar nga ish punonjësit. Ish CEO i Waze Noam Bardin dha dorëheqjen nga Google në 2021 dhe përmes një postimi ai tha se punonjësit nuk incentivizohen më për të ndërtuar produkte të Google.

“Produkti është një mjet për të avancuar karrierën e punonjësve,” shkruan Bardin “jo një pasion, mision apo ndryshim i lojës ekonomike. Promovimi ka më shumë ndikim në suksesin ekonomik të individëve sesa në rritjen e produktit. Vendimi se për cilin produkt të punohet rrjedh nga shanset për t’u promovuar, dhe kështu ne filluam afrojmë njerëz me mendësi të gabuar – duke e parë Waze si një gurthemels dhe jo si një thirrje.”

Bardin ishte prej atyre që shpërndanë postimin e Seshadri në Linkedin duke shtuar se “askujt nuk i bëhet vonë për sa kohë vlera e aksioneve rritet.”

Një tjetër inxhinier i Google, i cili ka punuar në Twitter gjithashtu quajtur Manu Cornet ka detajuar jetën brenda Google në vitet e fundit. Disa vizatime komike ekspozonin procesin e vlerësimit të punonjësve të Google dhe që nuk lidhet me suksesin e produktit apo lumturinë e përdoruesve me avancimit në karrierë dhe normalisht disa produkte sakrifikohen ose injorohen ndërkohë që punonjësit përqendrohen tek promovimi.

Vlen të theksohet se jo gjithë Google, drejtohet si Google. Divizioni Android në veçanti, është quajtur nga ish punonjës si një kompani komplet tjetër. Steve Yegge një ish punonjës i Google e përshkruan si një shok kulturor kalimin nga një pjesë e Google në Android.

LEXO EDHE:  Sulm kibernetik i huaj ndaj e-Albania, reagojnë AKSHI dhe Kryeministria

“Android nuk është Google,” shkruante Yegge. “Ato thuajse nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin dhe funksionon me një autonomi më vete. Mbase kjo është arsyeja pse Android duket produkti më produktiv, stabil dhe i qëndrueshëm i kompanisë duke lançuar version pas versioni t suksesshëm Android. Gjithashtu nuk duket të ketë shumë lëvizje të lidershipit, dhe divizioni forcon në mënyrë të ngurtë stabilitetin dhe pajtueshmërinë në softuerin e tij. Mbase pjesë të tjera të Google duhet të mësojnë nga Android.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button