Nëse vendos Këshilli, Komisioni i gatshëm ta përgatisë mendimin për statusin e vendit kandidat për Kosovën

Komisioni Evropian është i gatshëm që të kryejë pjesën e vet të punës rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por vendimi për këtë çështje i takon Këshillit, ka thënë sot Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, duke marr pjesë në një debat në Parlamentin Evropian, kushtuar procesit të zgjerimit, raporton Koha.net.

Varhelyi është pyetur se a është pengesë për procesin e integrimeve të Kosovës, fakti se Kosova nuk është njohur nga pesë vendet anëtare.

Ai ka thënë se qëndrimet rreth Kosovës janë të qarta, dihet se pesë vendet nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por edhe se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në fund të dhjetorit dhe tash Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian, është duke shqyrtuar mundësitë se si të lëvizet përpara.

Ai ka thënë se nëse vendos Këshilli, atëherë Komisioni do të jetë në gjendje që të kryejë pjesën e vet të punës, e ajo është të përgatis mendimin për statusin e vendit kandidat për Kosovën.

Varhelyi është pyetur edhe për atë që një deputet e ka quajtur dështim të Kosovës që të zbatojë marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Në përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje, ai ka thënë se vetëm dëshiron të citojë konkluzionet nga Këshilli Evropian, nga takimi i fundit, ku është thënë se në tërësi dhe pa kushte, të zbatohen të gjitha marrëveshjet e dialogut nga e kaluara, përfshirë edhe ajo për krijimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe dhe ka përsëritur se si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, procesi i integrimeve evropiane shkon përmes dialogut.

Në gjithë këtë debat, shumë deputetë të Parlamentit Evropian, janë angazhuar që të përshpejtohet procesi i zgjerimit dhe më këtë është pajtuar edhe vetë Varhelyi.

Viti i shkuar është konsideruar si vit i frytshëm në këtë proces dhe është kërkuar që procesi të mos kthehet në një fazë të ngadalshme siç ka qenë me herët, por të shfrytëzohet ky rast për të përshpejtuar këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button