Policia i vlerësoi të rrejshme kërcënimet për vendosjen e bombave

Ministria e Punëve të Brendshme në orët e pasdites ka informuar që pas kontrolleve të kryera, u vlerësuar që kërcënimet për bomba te 14 profesorët janë të rrejshme, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë se në ora 16:15 ka mbaruar kontrolli i nevojshëm rreth raportimit të sotëm në lidhje me kërcënimin për vendosjen e bombave, pas marrjes së mesazheve në adresën private elektronike të 14 profesorëve, dhe u konfirmua se bëhet fjale për kërcënim të rrejshëm”, raportoi Policia.

Përkujtojmë se në ora 13:54 në Polici është raportuar për kërcënim të 14 profesorëve përmes formës elektronike.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button