MPB: Të rrejshme janë paraqitjet për bomba në Aeroportin e Shkupit dhe Gjykatën Kushtetuese

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas paraqitjeve për vendosje të mjeteve shpërthyese në Aeroportin e Shkupit dhe Gjykatën Kushtetuese, janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme, njofton Portalb.mk.

“Nga ana e zyrtarëve policorë, menjëherë janë ndërmarrë masa përkatëse dhe janë kryer kontrolle të detajuara nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme”, kumtojnë nga MPB.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.

Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button