Kuvendi e votoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Fronteksin

Me 61 vota “për”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Fronteksin, të cilin Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Evropian e nënshkruan më 26 tetor të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Me ratifikimin e Marrëveshjes me Fronteksin, kjo marrëveshje bëhet pjesë e rendit juridik të shtetit.

Tekstin e propozim-ligjit, Qeveria e miratoi më 20 dhjetor dhe e dërgoi për miratim në Kuvend.

Sipas sqarimit në materialet që Qeveria i dorëzoi në shtëpinë legjislative, thuhet se marrëveshja hapë mundësi për operacione të përbashkëta të Agjencisë Evropiane për Kufij dhe Kujdestari në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje, mundësohet qqë me kërkesë të shtetit tonë të vendosen zyrtarë policorë të Fronteksin në pikat kritike të kufirit, bashkë me zyrtarët policorë të Maqedonisë së Veriut. Kjo, siç thuhet do të kontribuojë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, këmbim të përvojave dhe njohurive, por edhe do të mundësohet shfrytëzimi i tërë pajisjes së Fronteksin.

“Kontributi më i rëndësishëm me nënshkrimin e kësaj marrëveshje është përforcimi i sigurisë së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si partner i barabartë me shtetet tjera anëtare të BE-së, nëpërmjet ndarjes së përgjegjësive për sigurinë e përbashkët të kufirit të vendeve në Evropë”, thuhet në sqarimin e ligjit.

Më 26 tetor 2022, Maqedonia e Veriut nënshkroi të ashtuquajturën “Marrëveshje për Fronteks”, marrëveshje e parë e këtij lloji ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nënshkrimi u bë në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button