DAP paralajmëron për mashtrim, nëse keni marrë këtë SMS mos e hapni

Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton qytetarët se dje dhe sot, një dërgues i panjohur me duke keqpërdorur logon e DAP-it ka tentuar të nxisë qytetarët të ndajnë të dhënat personale dhe të kartave të debitit dhe kreditit përmes mesazheve SMS, transmeton Portalb.mk.

Mesazhet dërgohen nga numri i telefonit +38979212628 me këtë përmbajtje, Plotësoni raportin e detyrueshëm në DAP https://ujp.mk/verifikacija. Ky link është i rremë dhe nuk të çon në adresën elektronike të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon TË MOS HAPEN KËTO SMS DHE TË MOS HAPET LINKU, ndërsa nëse dikush e ka hapur linkun, të mos i plotësojë fushat ku kërkohen të dhëna personale nga qytetarët, sepse mund të keqpërdoren.

Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për përballimin e situatës konkrete.

MPB: Kini kujdes, mesazhe të tilla kanë marrë edhe qytetarët nga rajoni

Ministria e Brendshme thotë se bëhet fjalë për një email fals, i cili nuk është dërguar nga MPB-ja dhe as nga ndonjë institucion ligjzbatues.

“Këto e-mail janë një përpjekje klasike për mashtrim në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit për abuzim të mëtejshëm. Prandaj apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen”, thonë nga MPB.

Ministria paralajmëron gjithashtu që të mos hapen lidhje dhe skedarë të bashkangjitur letrave elektronike, për të mbrojtur smartfonin ose kompjuterin nga softuer keqdashëse.

Tentativa të tilla mashtrimi, me e-mail me përmbajtje të ngjashme, në periudhën e kaluar u janë dërguar edhe qytetarëve në vendet e rajonit, njofton MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button