Berisha paralajmëroi protestë paqësore, deri në mosbindje civile

Një  ditë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, Sali Berisha ndonëse foli për një revolucion paqësor, nuk përjashtoi asnjë skenar të mundshëm, deri në mosbindje civile, raporton Klan.

“Të gjitha variantet janë të mundshme”, u shpreh Berisha.

Kryeministrin e ftoi të japë dorëheqjen e menjëhershme, ndërsa policinë e paralajmëroi nëse provokon qytetarët.

“Paralajmëroj policinë të mbajë qëndrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh.”

Sërish në këtë protestë dy të paftuarit  nga radhët e demokratëve janë ata që i cilëson pengje të kryeministrit.

“Përveç Bravës dhe Alibashes të tjerët janë të mirëpritur”.

Revolucionin që tha se nis të shtunën me qytetarët nuk do mund ta pengojë kryeministri, të cilin e akuzoi se ndaj tij rëndojnë vepra të rënda penale për atë që e cilësoi watergate-i i shekullit të 21.

“Mund ta mbrojë imuniteti diplomatik, por të paktën 20 vjet burg me aktet që ka kryer ndaj SHBA ai i meriton”.

Krahas protestave përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit paralajmëroi edhe strategjinë e re “Emëro dhe turpëro” ndaj zyrtarëve të korruptuar që tha se mbrohen nga SPAK-u me urdhër politik të kryeministrit.

 “Name and shame ministrat e inceneratorëve. Po nuk është name and shame kryetari i bashkisë së Tiranës që vjedh për çdo tonë plehra 18 Euro dhe që i çon të gjitha në off shore”.

Berisha tha se protesta e së shtunës përpara Kryeministrisë ka ngjallur interes deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Kryeministri për karrigen e tij ka korruptuar një ndër kryeagjentët e zbulimit të FBI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button