Borrell ftoi Kurtin dhe Vuçiç për takim në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, raporton EN.

Borrell në një deklaratë për media para samitit të krerëve të Bashkimit Evropian tha se do t’i njoftojë për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot, gjëja e parë që do të bëj është t’i informoj liderët për situatën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Beogradit. Do t’i informoj për zhvillimet e fundit, kontaktet e fundit. Propozimi është në tryezë. Unë do t’i thërras të dy liderët që të vijnë në Bruksel, do ta bëjë këtë së shpejti, pas dy javësh, për ta shtyrë patjetër këtë propozim. Do t’u kërkoj liderëve një mbështetje të fortë për të shmangur çdo lloj përshkallëzimi, dhe do t’u kërkoj atyre që të punojnë seriozisht për këtë propozim, i cili është e vetmja mënyrë për të zgjidhur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi kaluar nga kriza në krizë, tani është koha për shtensionim dhe për të punuar në mënyrë konstruktive”, ka thënë Borrell.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së tha se është koha për punë konstruktive pasi periudhën e fundit “është shkuar nga kriza në krizë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button