U publikua raporti mbi manipulimin e informacionit nga Rusia dhe Kina, BE-ja me masa për kundërvënie (VIDEO)

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (European External Action Service (EEAS)) nën patronazhin e Përfaqësuesit të lartë/zëvendës presidentit të Këshillit Evropian, Josep Borrell mblodhi së bashku përfaqësues të lartë politikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar kërcënimet nga manipulimet dhe ndërhyrja e informacionit të huaj (Foreign Information Manipulation and Interference (FIMI)). Konferenca me titull “Përtej dezinformimit: Përgjigjet e BE-së ndaj kërcënimit të manipulimit të informacionit të huaj u zhvillua më 7 shkurt në Bruksel, transmeton Portalb.mk.

“Rusia po përdor manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit si një instrument vendimtar të luftës së saj kundër Ukrainës me një intensitet dhe përdorim të paparë instrumentesh. Ne duhet të punojmë në tre akse: të parashikojmë dhe pengojmë aktivitetet e FIMI-t, të ndërmarrim veprime në mbështetje të Ukrainës dhe së fundi – të jemi ambicioz në ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj regjimeve autoritare”, tha Borrell në fjalimin e tij kryesor.

Gjatë konferencës, Borrell e prezantoi Raportin e parë të kërcënimit që analizon manipulimin e informacionit të huaj dhe tendencat e ndërhyrjes. Raporti përdor metodologjinë e praktikave të rasteve më të mira dhe përshkruan një shumëllojshmëri të gjerë taktikash të manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit të aplikuara nga Rusia dhe Kina në muajt e fundit të 2022.

Një tjetër rezultat kyç i konferencës ishte konsensusi i ekspertëve kryesorë nga institucionet e BE-së, shtetet anëtare, partnerët ndërkombëtarë si NATO dhe Kombet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile, akademia dhe gazetarët në mbarë botën se e vetmja rrugë përpara për të luftuar këtë kërcënim është që të vazhdojnë të punojnë bashkërisht, duke angazhuar të gjitha nivelet e shoqërive dhe partnerëve anembanë globit. Në këtë kontekst, BE-ja ka nisur një iniciativë të re për të sjellë shkëmbimin e informacionit në nivel më të lartë me Qendrën për Shpërdarjen e Informacionit dhe Analizës së FIMI (Information Sharing and Analysis Centre (ISAC)).

Konferenca përfshiu disa numër panel-diskutime, me theks të veçantë në shumëllojshmërinë e përgjigjeve ndaj kërcënimit të dezinformimit duke u nisur nga masat e komunikimi deri te masat parandaluese.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button