SafeJournalists: Zyrtarët shtetërorë dhe politikanët në RMV të ndërpresin sjelljen joprofesionale ndaj gazetarëve

Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, е dënon sjelljen joprofesionale të funksionarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj gazetarëve, njofton Portalb.mk.

“Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon sjelljen e atyre në pozita të pushtetit dhe autoritative si dhe u bën thirrje zyrtarëve shtetërorë të mos i gjykojnë dhe të respektojnë gazetarët sepse ata janë duke kryer detyrën tyre dhe parashtrojnë pyetje me interes për publikun. Autoritetet zgjidhen nga qytetarët dhe si të tillë janë përgjegjës ndaj tyre dhe ndaj gazetarëve që informojnë qytetarët për ngjarjet në vend. Gjithashtu, ato duhet të kultivojnë kulturë tolerance dhe të tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar”, thuhet në reagimin e SafeJournalist duke paralajmëruar se do t’i informojë të gjitha palët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

“Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) rikujton se në 3-4 vitet e fundit ka vërejtur raste të komunikimit jo të duhur nga zyrtarët shtetëror me gazetarët në vend por këto janë incidente të izoluara.

“Megjithatë, një komunikim i tillë ka ndodhur pesë herë gjatë tre javëve të fundit. SHGM ka reaguar për të gjitha pesë rastet – Trendi i vazhdueshëm i sjelljeve të pahijshme të zyrtarëve shtetërorë ndaj gazetarëveAli Ahmeti nuk guxon të etiketojë mediat; Etiketimi jo i duhur i mediave nga kryeministri KovaçevskiSHGM-ja reagon ndaj qëndrimit të zyrtarëve të MASH-it ndaj gazetares Qerimi dhe zyrtarët shtetërorë sulmojnë sërish gazetarët – kjo sjellje duhet të ndalet!”, thuhet në reagim

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, theksoi se kjo sjellje ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias nga ata që duhet të jenë shembull i komunikimit pozitiv jo vetëm që do të ketë ndikim negativ te publiku në vendin tonë por padyshim që do të ketë vlerësim negativ në raportet e Komisionit Evropian si dhe organizata tjera relevante.

“Prandaj, kjo praktikë duhet të ndalojë dhe të gjitha palët e që krijojnë diskursin publik duhet të tregojnë respekt dhe qëndrim profesional ndaj gazetarëve dhe mediave”, tha Çadikovski.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dënoi gjithashtu sjelljen e papërshtatshme të zyrtarëve publikë dhe i rikujton ata në detyrimet morale të funksioneve publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button